Pakënaqësi në PDK, fillojnë dorëheqjet

Aktuale

Pakënaqësi në PDK, fillojnë dorëheqjet

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:23
Ilustrim

I propozuari për kandidat komune nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Driton Ajazi, paralajmëron se mund t’i dalin kundër qendrës në zgjedhjet lokale.

Ai deklaroi se do ta vazhdojnë garën në një format tjetër, por gjithçka do të publikohet me konfirmimin zyrtar të Ramiz Lladrovcit për kandidat.

Sipas tij, dega ka qenë në pritje të reflektimit të lidershipit të ri, nga i cili kanë shpresuar se do ta konfirmojnë për kandidat Ajazin, ndryshe nga udhëheqja e Enver Hoxhajt që e kishte vendosur Lladrovcin.

Si pasojë e këtyre krisjeve në degë, të shtunën ka dhënë dorëheqje nga pozita kryetari lokal i partisë, Sejdi Hoxha, i cili për këtë e ka fajësuar qendrën për injorim e neglizhencë.

Largimi i Hoxhës nga kjo pozitë, pak muaj para zgjedhjeve, sipas kryetarit aktual të komunës, Ramiz Lladrovci, e dëmton edhe degën e nuk i bënë mirë as elektoratit.

Asnjë nga këto zhvillime nuk janë komentuar nga ana e qendrës pas zgjedhjes së strukturave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat