U rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, 70 vjeçarja pret që t’i kthehen të hollat

Aktuale

U rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, 70 vjeçarja pret që t’i kthehen të hollat

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:56
Remzije Mani

Në janar të këtij viti, 70 vjeçaren nga Gjurgjedelli i Kaçanikut, hajnat e rrahën dhe ia vodhën 55 mijë euro.

Ka vite që jeton e vetme në këtë shtëpi.

70 vjeçarja nga fshati Gjurgjudell i Komunës së Kaçanikut i kalon ditët me forca të veta.

Sikur të mos i mjaftonte vetmia, e sëmundjet që i ka, Remzije Manit në janar të këtij viti i ishte thyer edhe shtëpia.

Disa persona të panjohur e të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e saj, e sa ishte në gjumë e rrahën e më pas edhe e lidhën.

Të gjitha kursimet e saj, në një shumë prej 55 mijë euro ia morën hajnat.

Që nga ajo ditë, Remzie Mani pret që në derë të saj të trokasin pjesëtarë të Policisë së Kosovës e ta njoftojnë se i gjetën paratë.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë, Remzije Mani duke u kujdesur për shëndetin e saj si pasojë e ndonjë infektimi me Covid-19, ajo i tha televizionit që ende nuk ka marr ndonjë lajm për kursimet e vjedhura.

Duke parë kohën e gjatë që kur ka ndodhur ky rast, kjo thotë se po i humbet edhe shpresat.

Të vetmin ngushëllim, 70 vjeçarja e gjen tek këto dy dhi të cilat i ka në oborr.

Kjo thotë që shumicën e kohës e kalon me to, edhe pse në këtë temperature të larta më shumë po detyrohet të qëndroj brenda.

Televizioni ka pyetur edhe në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj në lidhje me këtë rast, ku kanë treguar punën e bërë deri më tani.

Kanun Vesesli, zëdhënës në Policinë Rajonale në Ferizaj

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 02.01.2020 i është përgjigjur rastit te Grabitjes që kishte ndodhur mes orës 21:30-22:00 ne fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, ku është grabitur R.M e moshës 70 vjeçare . Janë ndërmarr edhe hetimet deri më tani ku është kryer vendshiqimi i vendit të ngjarjes të njëjtën natë më 02.01.2021, janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore që lidhen me vendin e krimit.”

Këta kanë shtuar që e kanë prioritet zbardhjen e këtij rasti, andaj edhe janë duke punuar në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat