Halil Geci ‘godet’ me emra e mbiemra ‘tradhtarët e kombit’

Aktuale

Halil Geci ‘godet’ me emra e mbiemra ‘tradhtarët e kombit’

Nga: N.Sh. Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:43
Halil Geci

Vepritmari i LDK-së, Halil Geci thotë se, me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës, i dërguan një porosi të qartë, siç i quan ai tradhtarëve të popullit.

Geci përmes një shkrimi në facebook, thotë se ka kaluar koha e sulltanëve.

Ai shkruan se, LDK-ja me Isën, Hashimin dhe Vuçiqin së bashku me Listën Serbe e dëmtuan tej mase Kosovën.

Sipas tij, ata e sollën Kosovën buzë shpërbërjes duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme.

Ai ka kritikuar edhe ata që e votuan LDK-në në kohën e Isa Mustafës, si dhe ata deputetë që e shkarkuan Qeverinë Kurti 1.

Postimi i plotë:

Ngadal beg se ka hendek, kjo ishte porosia që ua dha populli i Kosovës politikanve tradhtarë me 14 shkurt 2021

Ka kaluar koha e Sulltanëve, kanë mbetur vetem defatoret e shërbimit të dikurshem ata që më shanin mua kur unë i kritikoja, dhe shkruaja kundër tradhtive që Sulltanat  i bënin atëdheut, atëherë kur britnim dhe folnim me zë e qanim me lotë në kuvendin zgjedhor të LDK-së, o mos burra dhe ju gra të kuvendit, mos e votoni Isen për të parin e LDK-së, se vota për Isen, Luto Gelltin, Gimo Mustaqin, është votë për Hashimin, Vučičin dhe Putinin,

Më vonë doli se LDK me në krye me Isen, Hashimin dhe Vučičin së bashku me listen serbe të Vučičit e të ndihmuar nga defatoret e tupangjit e tyre e dëmtuan tej mase Kosovën me negociatat që e sollën Kosovën buzë shperbërjes, duke nënshkruar marrëveshje të këqia që tashmë janë të njohura për publikun.

Më vonë u vërtetua se të shiturit e atdheut dhe defatoret e tyre krijuan së bashku me Vučičin dhe listën e tij qeverinë e Dulles, ku e dëmtuan Kosovën me marrëveshje të këqia e që tash po i duhet Biden me i rishiquar, prapaskenat e tradhtitë dhe dëmet që ja kanë bërë Kosovës, jo veq minishingeni dhe Ujmani, por edhe marrëveshjet paraprake që udhëhiqëshin nga evropianet, dhe tradhtarët e vendit.

Këtë e dinim të gjithë si akteret politik por edhe vetë populli, se tradhtia  po ndodhë, dhe se qeverinë po ua formon Beogradi  por fatkeqësisht politika i futi veshet në lesh, dhe populli u hakmuarr me votë, unë me shqetësimet e mia mora për siper që ti thërras disa nga deputetet e LDK-së që i njhja e tu sygjeroi se mos e votojnë rrezimin e qeverisë së fundit LDK-VV ngase në rrezimin e kësaj qeverie po merrte pjesë Beogradi me listën e tij në Kosovë, për ta formuar qeverinë tjeter po ashtu nga lista e serbe, me kryeministër të ndegjushmin e të zgjedhur nga Vučiči, Dullen e Rahavecit, fatkeqësisht  asnjëri nga deputetët e LDK -së  nuk e mori parasysh sygjerimin tim, të gjithë së bashku u bënë argat të Shumadisë.

Më vonë doli se me marrëveshjet e Ëashingtonit të inicuara nga dylberat e Kosovës në krye me Dulle  e m.... ishin të gjitha te dëmshme me përjashtimin e njohjes nga IZRAELI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat