Fëmija i prekur nga ethet e minjve në gjendje të rëndë

Aktuale

Fëmija i prekur nga ethet e minjve në gjendje të rëndë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:27
QKUK

Një fëmijë është i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, i infektuar me ethet e minjve të cilat janë shfaqur së fundmi në Kosovë.

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje”, është shprehur ai.

“Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat