Zjarrfikës nga Kosova arrijnë në Kukës, Sveçla: “Ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme”

Aktuale

Zjarrfikës nga Kosova arrijnë në Kukës, Sveçla: “Ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme”

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:22
Foto

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot ka kërkuar mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve tanë për t’i ndihmuar autoriteteve lokale të Kukësit në luftimin e zjarreve.

“Ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme”.

“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave”.

“Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar mes tjerash Sveçla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat