Tre fëmijë me Covid-19 të shtrirë në Pediatri, njëri me oksigjeno-terapi

Aktuale

Tre fëmijë me Covid-19 të shtrirë në Pediatri, njëri me oksigjeno-terapi

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:11
Ilustrim

Në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë të shtrirë tre fëmijë me Covid-19. Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë dhe duke marrë edhe oksigjeno-terapi.

Zëvendës drejtoresha e Klinikës Pediatrisë, Rufadije Maçastena – Maxhuni, tha se numri i saktë i rasteve aktive ndryshon pasi ka edhe raste ambulatorë dhe që janë më simptoma të lehta.

“Tash sa i përket rasteve aktive nuk mund të them numrin e saktë sepse ajo ndryshon me raste ambulantore që janë edhe me simptoma të lehta që trajtohen. Po për momentin në Klinikën e Pediatrisë në repartin Covid, i cili është i caktuar janë të shtrirë tre fëmijë, njëri prej tyre në gjendje më të theksuar herë edhe me oksigjeno-terapi, ndërsa dy tjerët në gjendje më stabile”,tha ajo.

Vaksinimin e fëmijëve ajo e sheh si një proces i cili duhet ardhur me rekomandime nga organizata botërorë e shëndetësisë për ti zbatuar pastaj, por që bazuar në kalendarin e vaksinimit të drejtë vaksinimi kanë nga mosha 18 e mbi.

“Duke e marrë parasysh që në bazë të kalendarit të vaksinimit për fëmijët që bëhet për sëmundje të ndryshme duke filluar nga sëmundjet të posalindjes, e vaksina të tjera ajo është kalendari i rregullt i vaksinimit. Tash për këtë vaksinën e gripit unë nuk mund të them me kompetencë diçka sepse nuk kemi deklaratë që mund të vaksinohen por vetëm nga mosha 18 vjeç e mbi. Nuk kemi diçka që do të na udhëzonte që ne të fillonim me vaksinim por këto priten rekomandime nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë që ne t’i zbatojmë pastaj”, deklaroi Maçastena-Maxhuni për EO. Tutje, ajo thotë se Klinika e Pediatrisë është duke punuar me kapacitete maksimale, e që edhe koha e verës ka bërë që klinika të jetë më e mbushur, por e menaxhueshme sipas saj.

“Ashtu si edhe në çdo klinikë tjetër, edhe klinika e pediatrisë është duke punuar me kapacitet maksimal të plotë, për shkak të natyrës së punës pasi merret me trajtimin e fëmijëve nga 0-18 vjeç dhe pothuajse të të gjitha patologjive, e duke marrë parasysh që në këtë kohë jemi në kohë vere dhe jemi edhe më të ngarkuar e edhe këtë vit jemi duke e kaluar një situatë të tillë por të menaxhueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat