Gashi komenton koncertin e Bregoviqit, paralajmëron organizimin e një akademie përkujtimore për Enver Hoxhën

Aktuale

Gashi komenton koncertin e Bregoviqit, paralajmëron organizimin e një akademie përkujtimore për Enver Hoxhën

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:25
Shkëlzen Gashi

Publicisti Shkëlzen Gashi me një postim të shkurtër është përfshirë në debatin lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë.

Gashi ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po lëndohen nga organizimi i koncertit ku do të performojë Goran Bregoviqi. Por ai ka kujtuar se qytetarët e Shqipërisë lëndohen më shumë kur në Kosovë organizohen akademi përkujtimore për diktatorin Enver Hoxha.

“Ata po na lëndojnë kur po organizojnë koncert me goran bregović-in, ama mos harroni se na i lëndojmë edhe më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për enver hoxhën”, ka shkruar Gashi.

Bashkia e Korçës ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregoviq, duke kërkuar – menjëherë pas kritikave të para – që muzika e tij të mos përzihej me politikë. 

Paralajmërimi i ardhjes së Bregoviqit në Shqipëri është pritur me shumë kritika, kryesisht nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat