Vihet nën kontroll zjarri në rrugën Zhur-Dragash

Aktuale

Vihet nën kontroll zjarri në rrugën Zhur-Dragash

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një zjarr që ka shpërthyer sonte në rrugën Zhur-Dragash, mbi deponinë e mbeturinave, është nën kontroll.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Nehat Koqinaj ka bërë të ditur, se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i zjarrfikësve dhe se nuk ka arsye për panik.

“Zjarri është nën kontroll dhe në menaxhim qind për qind.

Rojat e pylli dhe një ekip i zjarrfikësve janë në terren”, tha Koqinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat