KFOR paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë, kjo është arsyeja

Aktuale

KFOR paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë, kjo është arsyeja

Nga: F.B. Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:33
Ilustrim

Forcat ndërkombëtare ushtarake në Kosovë – KFOR në gusht dhe shtator do të kryejnë një stërvitje testuese operative, për çka do ketë rritje të njësive edhe ushtarëve në terren, transmeton “Bota Sot”.

KFOR kumtoi se në këtë stërvitje do të marrin pjesë trupat rezervë shtesë nga vendet aleate të NATO-së përfshirë këtu Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Britaninë. Trupa këto që do arrijnë në Kosovë në fund të gushtit.

Infrastrukturën për vendosjen e tyre do e rregullojë kontingjenti i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar.

Stërvitja do mbahet nga 30 gusht deri më 8 shtator, që ka të bëjë me kontroll të masës dhe trazirave dhe lirinë e lëvizjes, që synon mbajtjen e gatishmërisë së veprimit.

Pas stërvitjes trupat që do të marrin pjesë do ta braktisin Kosovën dhe kthehen në vendet nga vijnë.

"Kjo përbën ngjarje rutinore me emrin "OPREH Level II" (Prova operative e nivelit të dytë). Trupat e vendeve aleate do të stërviten së bashku me njësitë e KFOR-it në kuadër të forcave operative rezervë ", ka njoftuar komanda e trupave ndërkombëtare.

Këto forca rezervë mund të ftohen në situata të jashtëzakonshme, sipas mandatit të OKB-së dhe nënkupton mbajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë në Kosovë.

Gjatë stërvitjes, qytetarët mund të shohin në trafik dhe qarkullim mjete të motorizuara edhe blinduara, përderisa arrijnë në vendin e stërvitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat