Apeli e kthen në rivendosje rastin e tre zyrtarëve për deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë

Aktuale

Apeli e kthen në rivendosje rastin e tre zyrtarëve për deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:30
Gjashtë shtetasit e Turqisë

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin e të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S. që ka të bëjë me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Turqisë.

Apeli ka vendosur për ankesat e tre të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës në rastin e dëbimit të shtetasve turq.

Në komunikatën e Apelit thuhet se “Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesën e avokatëve mbrojtës, në çështjen penale kundër të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtetuar, ndërkaq pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”.

Tutje në komunikatë thuhet se “Te pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale Privimi i kundërligjshme i lirisë nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat