Rritja e rasteve me variantin Delta, reagon Vjosa Osmani - kjo është kërkesa e saj

Aktuale

Rritja e rasteve me variantin Delta, reagon Vjosa Osmani - kjo është kërkesa e saj

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:17
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit dhe sipas saj, nëse nuk vaksinohemi të gjithë, atëherë të gjithë do të jemi humbës.

Osmani në një postim në Faebook tha se “Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet”.

Presidentja ka reaguar me këto fjalë pas infektimit të 888 qytetarëve brenda 24 orëve.

Ky numër aq i madh i të infektuarvve, po ndodh pas më shumë se një muaji në Kosovë kur pothuasje gati ishte zhdukur Covidi, pasi që shpeshherë kemi pasur vetëm 3-4 raste në ditë.

Gjithashtu, pas këtyre rasteve të shumta janë alarmuar edhe institucionet e shëndetësisë në Kosove, ku pritet së shpejti edhe të kemi masa të rrepta të kufizimieve.

Postimi i plotë i Presdentes Osmani:

Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet.

Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.

Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë!

Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi!

Vaksinohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat