Këtë parti LDK e sheh si rivale

Aktuale

Këtë parti LDK e sheh si rivale

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:54
Alban Zogaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si të vetmen rivale në garën për Prishtinën.

Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj i cili pretendon që këto dy parti do të shkojnë në balotazh gjatë Zgjedhjeve Lokale 2021 që do të mbahen në muajin tetor.

“Gara e Prishtinës është garë në balotazh. Edhe unë shumë shpesh po e them është garë mes dy kandidatëve, pra kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të LDK-së”, – shpreh Zogaj.

Kujtojmë se kandidat nga LDK-ja që garon për të parin e Prishtinës është Përparim Rama, kurse nga LV-ja, Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat