Këshilltari i Albin Kurtit i reagon Edi Ramës për Gjermaninë

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit i reagon Edi Ramës për Gjermaninë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 23:04
Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se qeveria gjermane e mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

E lidhur me këtë, kryeministrit shqiptar i ka reagua Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti.

Zulfaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.

“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat