Sallahu: Nuk kemi të drejtë ta shkarkojmë Lumezin

Aktuale

Sallahu: Nuk kemi të drejtë ta shkarkojmë Lumezin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 00:37
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Sipas Sallahut, kryeprokurori i shtetit duhet të japë dorëheqje sepse Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë ta shkarkojë.

Madje Sallahu tha se Lumezi ka ardhur në krye të Prokurorisë së Shtetit për të mos punuar.

“Kryeprokurori i shtetit ka shkuar aty për të mos punuar. Ne nuk kemi të drejtë ta shkarkojmë. Po të kishte pak integritet moral duhet të kishte dhënë dorëheqje”, është shprehur Sallahu.

“Kryeprokurori po flet me një agjent rus, po ju referohemi gjithmonë përgjimeve”, ka thënë Sallahu.

“Në një shtet normal ky kryeprokuror dhe të tjerët si ky duhet të japin dorëheqje”, shtoi Sallahu./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat