​Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura

Aktuale

​Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:02
Kuvendi i Kosovës

Buxhetit të shtetit i ka kushtuar 11 mijë e 221 euro pagesa për karburant të veturave që shfrytëzohen nga Kuvendi i Kosovës.

Në raportin që ka siguruar media për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të legjislativit, shihet se edhe mirëmbajtja e veturave ka pasur një kosto prej 8 mijë e 263 euro.

Kuvendi i Kosovës sot përfundon sesionin pranveror.

Ndërsa në fillimin e muajt shtator, deputetët pritet t’i rikthehen jetës parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat