​Gërvalla në Dokufest: Diplomacinë kulturore do ta kemi prioritet

Aktuale

​Gërvalla në Dokufest: Diplomacinë kulturore do ta kemi prioritet

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:48
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka organizuar një pritje për artistë, staf diplomatik, përfaqësues institucional e artdashës në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest, që po mban edicionin e 20-të në Prizren.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla në fjalën e saj të rastit, theksoi se janë pikërisht këto festivale me potencial të jashtëzakonshëm artistik që kthejnë vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota, kah Kosova.

Në kontekst të diplomacisë kulturore, ajo nënvizoi se MPJD-ja do të fokusohet ta vendos në plan të parë promovimin kulturor. Gjithashtu theksoi kreativitetin dhe vlerat e larta artistike të krijuesve të rinj vendor të cilat duhet të gëzojnë vëmendje ndërkombëtare.

Në këtë vit jubilar për Dokufestin do të shfaqen mbi 200 filma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat