E papritur/ Vetëvendosje dhe PDK bëhen bashkë – kjo është arsyeja

Aktuale

E papritur/ Vetëvendosje dhe PDK bëhen bashkë – kjo është arsyeja

Nga: A.M Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:25
Lëvizja Vetëvendosje

Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Artanë, Abdyl Gashi i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të bashkohen në zgjedhjet lokale në këtë komunë, ku qeverisë Lista Serbe.

Mirëpo, Gashi tha se deri tani nuk ka gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për kryetar apo kryetare të komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Te nderuar qytetarë te Komunës së Artanës Lëvizja VETËVENDOSJE! në Artanë duke u bazuar në specifikat e Komunës së Artanës, ku në qeverisje lokale kemi Listen Serbe.Ne si Lëvizje kemi vlersuar që një unitet i subjekteve politike shqiptare është shumë i nevojshëm.

Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosoves.

Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat