Pozhari i reagon djalit të Thaçit – ia numëron të bëmat e babit të tij

Aktuale

Pozhari i reagon djalit të Thaçit – ia numëron të bëmat e babit të tij

Nga: A.M Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:14
Xhevdet Pozhari

Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti ka postuar në Instagram një foto të babit të tij në aeroplan.

Ndaj këtij postimi, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari i cili ia rikujtoi Endritit se sa bileta të aeroplanit ia kemi paguar si popull nga taksat tona, ndërsa rezultati në diplomaci të jashtme - ZERO.

“Nejse, me rëndësi u bënë milionerë. Liria ka emër, qe besa edhe çmim!”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Djali i Hashim Thaçit e paska publikuar këtë foto. Eh sa biletën e aeroplanit ia kemi paguar si popull nga taksat tona, sa verën, sa kallamarin, sa karkalecat kudo, e rezultati në diplomaci të jashtme - ZERO.

Nejse, me rëndësi u bënë milionerë. Liria ka emër, qe besa edhe çmim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat