Ramadani tregon se sa përqind e popullatës e kaluan virusin

Aktuale

Ramadani tregon se sa përqind e popullatës e kaluan virusin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:11
Naser Ramadani

Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se kanë bërë një hulumtim në popullatë për të parë se sa qytetarë kanë kaluar koronavirusin.

Ai thotë se pas të gjeturave sërish vaksina është forma më e mirë për të arritur imunizimin kolektiv.

“Në hulumtim rezultatet tregojnë se vetëm 38.8 përqind e popullatës kanë IGG pozitive (që e kanë kaluar koronavirusin) që do të thotë se rezultatet tregojnë qartë se akoma s’është arritur imuniteti kolektiv i kënqashëm që duhet për t’u mbrojtur në mënyrë natyrale nga COVID-19.

Andaj mbetet që masa më e lirë dhe më e mirë në mbrojtje mbetet vaksinimi masiv që aktualisht po e bën MSH-ja, duke siguruar vaksina të mjaftueshme të dyja llojeve që janë të sigurta për të gjithë popullatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat