​Shoqatat e familjarë të të zhdukurve i dërgojnë lutje Bashkisë së Korçës për Bregoviqin

Aktuale

​Shoqatat e familjarë të të zhdukurve i dërgojnë lutje Bashkisë së Korçës për Bregoviqin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:38
Gogan Bregoviq

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës nëpërmjet një shkrese drejtuar Bashkisë së Korçës, i ka kërkuar që të anulojë pjesëmarrjen e Gogan Bregoviq në Festivalin e Birrës.

Kryetari i këtij këshilli, Ahmet Grajçevci në këtë shkresë thekson se nëse Bashkia e Korçës nuk mund të bashkohet në kauzën për të ditur të vërteten për fatin dhe vendodhjen e 1632 të zhdukur, të paktën të respektohet dhimbja e familjarëve.

“Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit ose të ndonjë artisti tjetër serb, që për këto 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme të mohojnë krimet gjenocidiale”, thuhet në shkresën e kryetarit të KKAFZhK-së.

Ahmet Grajçevci, përfaqëson mbi 20 shoqata të familjeve të të zhdukurve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat