Kiçmari flet pas shkarkimit nga Bordi i KOSST: Do ta kërkoj të drejtën time në Kushtetuese

Aktuale

Kiçmari flet pas shkarkimit nga Bordi i KOSST: Do ta kërkoj të drejtën time në Kushtetuese

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:31
Xhyldane Kiçmari

Xhyldane Kiçmari është shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës nga pozita e Anëtares së Bordit të KOSTT.

Ajo ka thënë se për këtë do ta kërkojë të drejtën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Së pari është e çuditshme se si deputetët e nxjerrin ligjin për ta rregulluar një çështje të caktuar, e mandej vet deputetët e shkelin atë. Misioni im për angazhim në KOSTT është rezultat i kualifikimit Auditore e Certifikuar, përvojës profesionale dhe dëshirës për të kontribuar në të mirë të pasurive shoqërore siç është Kompania KOSTT. Mirëpo ja që nuk po të lënë hapësirë”, ka thënë ajo në një reagim.

“Emërimi im ka shkuar në mënyrë të rregullt, jam intervistuar nga Komisioni i Kuvendit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike dhe kam qenë kandidatja me numrin maksimal të pikëve. Emrat janë dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës në seancën e datës 29.10.2020 ku edhe jam votuar”.

“Po i njëjti komision i Kuvendit bazuar në të drejtën ligjore të tij dhe kualifikimet e mia më ka propozuar për Kryesuese të Komitetit të Auditimit në Bordin e KOSTT. Mirëpo kjo nuk është votuar në dy seanca radhazi për shkak të mungesës së kuorumit”.

Kiçmari është shprehur se nuk ka konflikt interesi sa i përket pozitës që ka mbajtur në KOSTT, derisa ka shtuar se ka shërbyer me nder.

“Unë të drejtën e kompensimit sipas kërkesës së AKK-së e kam kërkuar nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili pastaj e ka përcjell kërkesën time të Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere dhe i cili akoma nuk më ka kthyer përgjigj”.

“Duket qartë që procesi për shkarkimin tim ka qenë i kurdisur nga brenda dhe jashtë KOSTT dhe është mbështetur nga deputetët. Gjatë kohës sa isha në Bord kam vërejtur se një numër i individëve të cilët kanë uzurpuar pozita të larta pa meritë dhe pa profesionalizëm, janë të gatshëm me bë çdo gjë për me i mbajt pozicionet e veta, mos me ju dhënë hapësire profesionistëve të rinj dhe mos me na lënë neve si bord t’i çojmë proceset përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat