Vajza e Jakup Krasniqit kritikon ashpër Shqipërinë: Babi, para se të na mësonte fjalët e para shqipe, na mësoj...

Aktuale

Vajza e Jakup Krasniqit kritikon ashpër Shqipërinë: Babi, para se të na mësonte fjalët e para shqipe, na mësoj...

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:50
Gresa Krasniqi

Vajza e Jakup Krasniqit ka reaguar pas veprimeve të fundit të zyrtarëve politikë të Shqipërisë. Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka përmendur dëmet dhe të bëmat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimet e Shqipërisë nga ana tjetër.

Sipas saj, ‘bë njërën anë kemi “Ballkanin e Hapur” dhe në anën tjetër Bregovic. Të dyja të këqija e të ardhura nga shqiptarët’.

Ajo shkruan tutje se ‘Babi, para se të na mësonte fjalët e para shqipe, na mësoj dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët’.

Postimi i plotë:

Shteti i Serbisë vazhdon të udhëhiqet nga ish kriminel që për përiudhë të gjatë vranë, dhunuan, dogjën dhe shkatërruan gjithcka në Kosovë.

Shteti i Serbisë edhe sot 22 vjet pas luftës, vazhdon ta lufton Kosovën fuqishëm duke lobuar vazhdimisht në tërheqje të njohjes së shtetit më të ri e më të vuajtur në Ballkan, vazhdon ta pengon anëtarësimin në organizata botërore dhe, fuqishëm mohon ekzistencën tonë.

Shteti i Kosovës, megjithëse ende shumë fragjil, vazhdon ta ndihmon Shqipërinë në të gjitha fatkeqësitë natyrore. Kjo len të kuptohet se Kosova e vogël dhe e varfër, do ta ndihmonte mëmën Shqipëri edhe në rast të fatkeqësive njerëzore.

Në njërën nga postimet e mija kisha lexuar një koment “Nga na vjen e keqja neve shqiptarëve? Prej armiqëve apo prej vetëvetës?” Dhe realisht ende s'e kam gjetur përgjigjen e duhur.

Në njërën anë kemi “Ballkanin e Hapur” dhe në anën tjetër Bregovic. Të dyja të këqija e të ardhura nga shqiptarët.

Sa e vlerësojmë artin ne shqiptarët e Kosovës së shtypur e të vuajtur, e tregon fakti sa yje botërorë kemi nëpër botë, të cilët vazhdimisht me krenari i tregojnë botës se në fakt janë shqiptarë, e jo kosovarë.

Jam rritur me librat e rilindasëve shqiptarë, Babi, para se të na mësonte fjalët e para shqipe, na mësoj dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Bregovic, para se të jetë artist është në fakt kriminel i cili me këngët e tij frymezoi luftën ndaj shqiptarëve të Kosovës. NUK ËSHTË ARTIST, mos e perzieni artin me krimin!

Prandaj, realisht, nga na vjen e keqja neve shqiptarëve? Nga armiqtë apo nga vetvetja!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat