​Tahiri përuron rrjetin e ujësjellësit në fshatin Brusnik, përfitojnë 105 shtëpi

Aktuale

​Tahiri përuron rrjetin e ujësjellësit në fshatin Brusnik, përfitojnë 105 shtëpi

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vushtrrisë ka përuruar sot rrjetin e ujësjellësit në fshatin Brusnik, ku përfitues të këtij projekti janë 105 shtëpi të këtij fshati.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u shpreh i gëzuar që gjatë këtij mandati ka arritur të bëjë me ujësjellës edhe banorët e fshatit Brusnik.

Me këtë projekt të Komunës së Vushtrrisë, Tahiri theksoi se banorët e Brusnikut nuk do të kenë më problem me ujin e pijes.

Tahiri: E premte e bardhë për Brusnikun, 105 familje janë kyçur në ujësjellës

"Sot është një ditë e gëzuar, një e premte e bardhë për Brusnikun, për banorët e fshatit Brusnik, jemi në oborr të xhamisë këtu dhe kemi përuruar ujësjellësin e fshatit Brusnik. Unë dua të uroj banorët e Brusnikut, 105 familje këtu janë të kyçura në ujësjellës, jemi në pikën më të lartë dhe ka ujë dhe ka shypje dhe unë dua t'i falënderoj secilin edhe kryetarin e fshatit, edhe këshillin e fshatit dhe të gjithë të tjerët që janë angazhuar në këtë projekt dhe dua t'i uroj banorët e Brusnikut për ujin. Po ashtu, dua t'i lus që ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë që të gjithë të kemi ujë", tha ai.

I pari i Vushtrrisë, potencoi se si Komunë do të vazhdojnë investimet në kyçjen e rrjetit të ujësjellësit edhe për fshatrat e tjerë të komunës.

Tahiri: I lumtur që e sollëm ujësjellësin në Brusnik

"Jam shumë, shumë i gëzuar që më në fund edhe në Brusnik sollëm ujësjellësin dhe do të vazhdojnë tash edhe me Kollën, edhe me fshatrat tjerë edhe me Galicën, Dubovcin, edhe me zona të tjera të Vushtrrisë për te dërguar ujin në secilën lagje dhe në secilën shtëpi", u shpreh ai.

Kyçjen në rrjetin e ujësjellësit e kanë mirëpritur banorët e fshatit Brusnik, ku përfaqësuesi i fshatit Xhafer Dërguti, u shpreh tashmë nuk do të kenë problemin e ujit të pijshëm.

Përvec rrjetit të ujësjellësit, Dërguti tha se gjatë këtij mandati të Tahirit në krye të Vushtrrisë si fshat kanë përfituar edhe projekt të tjera, ku ndër to përmend asfaltimin e disa rrugëve të fshatit.

Dërguti: Për ne është një ditë e veçantë, po furnizohemi me ujë të pijshëm

"Sot për ne fshatarët e Brusnikut është një ditë e veçantë, e rëndësishme për shkak se po furnizohemi me ujë të pijshëm nga ujësjellësi të cilin me mund dhe sakrifica kryetari i komunës me ekipin e vet ka arritur që fshatin e Brusnikut ta furnizojë me ujë të pijshëm që i plotëson nevojat standarde. Përveç kësaj, unë e falënderoj kryetarin e Komunës dhe stafin e tij i cili gjatë këtij mandati që tani veç po përfundon ka kryer edhe disa punë shumë më rëndësi në rrethin tonë, veçanërisht në fshatin tonë Brusnik, po edhe fshatra të tjerë, do të thotë që ka arritur edhe ato lagje që kanë qenë të paasfaltuata me vite të tëra në mandatin e tij është kryer kjo punë", tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë këtij mandati ka lidhur me rrjetin e ujësjellësit edhe disa fshatra të tjerë të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat