Ish-këshilltari i Thaçit thumbon Mimoza Kusarin: Meriton përgëzime masive për ...

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit thumbon Mimoza Kusarin: Meriton përgëzime masive për ...

Nga: A.Zh Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:16
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lilën.

Behramaj ka thënë se Kusari-Lila ishte dorëhequr nga pozita e kryetares para 4 vjetësh për të mos e humbur mandatin e deputetes, derisa tani po kërkon t’i kthehet sërish asaj pozite, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ajo ka braktisur qytetarët e Gjakovës për interesa personale, duke mos e çarë kokën për përgjegjësitë e saj.

Reagimi i Behramajt në Facebook:

Para katër vjetësh, Mimoza Kusari - Lila ka dhënë dorëheqje prej Kryetares së Gjakovës, pak muaj para se ta përfundonte mandatin si kryetare, për të mos e humbur mandatin e deputetes, pa u lodhur fare për gjakovarët. Tash po e lë ulësen e deputetes që t'i kthehet Komunës së Gjakovës dhe atyre që i kishte braktisur më herët për interesin e vet personal.

Gjakova dhe gjakovarët, faktikisht, ishin braktisur qysh në fillim të mandatit të saj, sepse ajo çdo ditë shihej duke vrapuar nëpër Gërmi, pa e çarë kokën për përgjegjësitë e kryetares. Mimoza Kusari - Lila meriton përgëzime masive për fleksibilitetin e saj të pashoq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat