Mbi gjashtë orë pritje në dalje të Kosovës – kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

Mbi gjashtë orë pritje në dalje të Kosovës – kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave rreth 10 minuta janë pritjet për të hyrë në Merdare ndërsa për dalje pritjet janë deri në 6 orë dhe kolonat kanë arritur në 3200 metra.

Në Jarinje pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-25 minuta dhe deri në tre orë në dalje.

Në Mutivodë pritjet në hyrje janë 10 minuta derisa për të lënë Kosovën deri në 1.5 orë.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe deri në 3 orë në dalje.

Më poshtë gjeni gjendjen në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat