Vdes analisti politik Ramush Tahiri

Aktuale

Vdes analisti politik Ramush Tahiri

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:28
Ramush Tahiri

(E plotësuar 22:00) - ​Ka vdekur politologu Ramush Tahiri. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj.

"Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!", ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri kishte qenë këshilltar i ish-presidentes, Atifete Jahjaga, këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës, si dhe nënkryetar i Qeverisë në ekzil.

Ndërkohë, nesër do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

***

Ka vdekur analisti e politologu Ramush Tahiri.

Ai gjatë këtij viti kishte qenë i prekur me COVID-19.

Tahiri pas vetes ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.

Ai qenë këshilltar politik i ish-presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komomerative për nder të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat