U ankuan se Qeveria ua ndaloi pensionet, ministri Murati reagon ndaj veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria

Aktuale

U ankuan se Qeveria ua ndaloi pensionet, ministri Murati reagon ndaj veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria

Nga: A.M Më: 13 gusht 2021 Në ora: 22:03
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Shoqata e veteranëve të UÇK-së në Tiranë ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ia ka ndalur pensionet për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës

Këtë deklaratë e ka hedhur poshtë ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai u shpreh se të gjithë veteraët e e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.

Mirëpo, ministri Murati njoftoi se disa veteranëve iu është ndalur pensioni, shkaku që kanë të ardhura tjera.

“Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes”, njoftoi ministri Murati përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vetëm po zbatojmë ligjin!

Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.

Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.

Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat