Selmanaj reagon pas vdekjes së analistit Tahiri

Aktuale

Selmanaj reagon pas vdekjes së analistit Tahiri

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 22:08
Ramush Tahiri

 ​Ka vdekur politologu Ramush Tahiri. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj.

"Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!", ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri kishte qenë këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga, këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës, si dhe nënkryetar i Qeverisë në ekzil.

Ndërkohë, nesër do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat