​Konjufca: Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve

Aktuale

​Konjufca: Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:58
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas vdekjes së politologut Ramush Tahirit, ka shkruar se për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.

Konjufca ka shkruar në Facebook se rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese

“Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.

Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij. U prehtë i qetë e në paqe”, ka shkruar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat