​Limaj: Ramush Tahirin do ta kujtojmë̈ si njeri të devotshëm e profesionist

Aktuale

​Limaj: Ramush Tahirin do ta kujtojmë̈ si njeri të devotshëm e profesionist

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 00:02
Ramush Tahiri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmil Limaj pas vdekjes së politologut Ramush Tahiri, ka shkruar se do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.

Limaj i shprehu ngushëllime familjes Tahiri dhe gjithë shoqërisë së të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e hershme të politologut, Ramush Tahiri. Analistin Ramush Tahiri do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, miqve dhe gjithë shoqërisë së të ndjerit.”, ka shkruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat