Pritet konfirmimi, Agim Bahtiri do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës

Aktuale

Pritet konfirmimi, Agim Bahtiri do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:55
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri megjithatë do të garoj për kryetar të Mitrovicës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pse është lakuar edhe emri i deputetit Armend Muja dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci si kandidat të mundshëm, garës së 17 tetorit nga VV për Mitrovicën pritet t’i hyjë Bahtiri.

Brenda pak orësh do të formalizohet kandidatura e tij.

Në momentin që e merr miratimin nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Degës së VV-së në Mitrovicë, është edhe kandidat zyrtar.

Merret vesh se në procedurë të njëjtë kanë kaluar edhe kandidatët për Prishtinën, Arben Vitia dhe ai për Gjilanin, Alban Hyseni

Ndryshe, Bahtiri e ka marrë edhe mbështetjen e Kryesisë Qendrore për të garuar për kryetar të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar në mbledhjen e së enjtes edhe sekretari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli me rastin e hapjes së mbledhjes informuese të Këshillit të Qendrës.

Bahtiri po garon për të tretën herê për kryetar të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat