Një i vdekur, publikohen rezultatet e frikshme të 9169 testimeve për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, publikohen rezultatet e frikshme të 9169 testimeve për Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 47 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat