Kurti ndez alarmin: Ky është ushqimi kancerogjen, 6.6 milionë kilogram që janë importuar në Kosovë, me vlerë prej 4.7 milionë eurove

Aktuale

Kurti ndez alarmin: Ky është ushqimi kancerogjen, 6.6 milionë kilogram që janë importuar në Kosovë, me vlerë prej 4.7 milionë eurove

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Një ushqim kancerogjen që është importuar në Kosovë, ka ngritur alarmin e kryetarit të Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Është vaji i Palmës, 6.6 milionë kilogram prej të cilit sipas Kurtit janë importuar në Kosovë.

Vlera totale e këtij importimi është 4.7 milionë euro.

Kurti ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të ndalojë hyrjen e këtij vajit në tregun e Kosovës.

Postimi i plotë:

USHQIMET QË PO NA VRASIN NË HESHTJE!

Shqiptarët po blejnë bashkë me ushqimet edhe sëmundjet.

Vaji i Palmës i cili është cilësuar si vaj kancerogjen në Kosovë janë importuar 6.6 milionë kilogram me vlerë prej 4.7 milionë euro vetëm gjatë vitit 2019 dhe 2020!

Industria e ushqimit e përdorë Vajin e Palmes për të prodhuar llojë llojë produkte ushqimore: gjalb, çokolada, ëmbëlsira të ndryshme, keksë etj.

Kontrolli i cilësisë së ushqimeve është thuajse inekzistent.

Qeveria Kurti duhet urgjentisht ta ndalojë hyrjen e Vajit të Palmës në tregun e Kosovës përndryshe qytetarët do ta paguajnë me shëndetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat