Rritja e rasteve, Çitaku kritikon Vitinë: Urgjentisht duhet ta bëjë këtë gjë

Aktuale

Rritja e rasteve, Çitaku kritikon Vitinë: Urgjentisht duhet ta bëjë këtë gjë

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:56
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku nga PDK ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitinë, për rritje e rasteve në Kosovë.

Sipas saj, ministri duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.

Statusi në Facebook:

Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.

Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

Ministri i Shendetesise, ne vend se te dorezohet para gjendjes alarmante dhe t'i le te vetmuar punetoret shendetesore dhe qytetaret per te garuar ne zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.

Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat