Fluks i madh në aksin Morinë-Kukës

Aktuale

Fluks i madh në aksin Morinë-Kukës

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat.

Që në orët e hershme të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri rradha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit  për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar.

Vetëm në orët e para të mëmgjesit të sotëm sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Image

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat