Hulumtuesi përmend dy arsye se pse Kosova duhet t’i pranojë refugjatët afganë

Aktuale

Hulumtuesi përmend dy arsye se pse Kosova duhet t’i pranojë refugjatët afganë

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:22
Refugjati afgan me ushtarët amerikanë

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se Kosova duhet të pranojë të strehojë refugjatët afganë.

Ai ka thënë se madje Kosova duhet të vetofrohet për të ndihmuar SHBA-të në këtë rast.

Cakolli ka përmendur dy arsyet se pse duhet të pranojë refugjatët afganë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova as që duhet ta vë në diskutim ofrimin e strehimit të refugjatëve afganë. Bile, Kosova duhet të vetofrohet për të ndihmuar, edhe nëse kjo eventualisht si kërkohet zyrtarisht nga SHBA-ja

E para, sepse ata janë të përndjekur politik atje, e gati askush më mirë se ne nuk e di përvojën e të qenit në një situatë të atillë; dhe

Së dyti, sepse kërkesa vjen nga SHBA-ja, e cila dihet se ka qenë arsyeja pse pikërisht Afganistani është mes shteteve të para që njohu Kosovën.

Përndryshe, ne s'guxojmë të shndërrohemi në një shtet parazit – që pret shumëçka, por bën shumë pak për të tjerët në kuadër të rendit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat