Deri në 6 orë pritje në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare për të dal nga Kosova

Aktuale

Deri në 6 orë pritje në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare për të dal nga Kosova

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:01
Ilustrim

Deri në 6 orë po presin mërgimtarët për të dal nga Kosova në pikën e kalimit të kufirit në Merdare.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare fluksi i hyrje-daljeve është më i vogël.

Policia e Kosovës, për shkak fluksit të madh në PKK Merdare, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madhë, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se : për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë andaj bëjmë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale. (shih tabelën më poshtë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat