Përçahet PDK-ja e Drenasit – ja çfarë po ndodhë atje?

Aktuale

Përçahet PDK-ja e Drenasit – ja çfarë po ndodhë atje?

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:12
Ramiz Lladrovci

Driton Ajazi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përmes iniciativës “Dekada e Re për Drenasin”.

Në një konferencë për media, Ajazi ka deklaruar se ka aplikuar në KQZ për certifikim.

“Tanimë edhe zyrtarisht ne dërguam për certifikim iniciativën tonë “Dekada e Re për Drenasin” me të cilën do të garojmë për kryetar komune në Drenas dhe për asamble. Siç e kam potencuar, ne si degë e PDK-së në Drenas na u imponua ta vazhdojmë garën në këtë format, pasi në mënyrë të padrejtë është rikandiduar kryetari aktual z.Lladrovci, pa përkrahjen e degës së PDK-së në Drenas. Si rezultat i kësaj, ne si struktura e bëmë formacionin tonë politik dhe tani garën do ta vazhdojmë përmes “Dekagës së Re në Drenas”, ka deklaruar Ajazi.

Ndryshe, para 2 muajve, dega e PDK-së në Drenas kishte zgjedhur Driton Ajazin kandidat për kryetar komune.

Këtë e kishte konfirmuar vetë Ajazi, përmes një postimi në Facebook.

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit. E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga dega e PDK-së në Drenas, që t’i prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time”, pati shkruar Ajazi.

Përkundër kësaj, kryesia qendrore e PDK-së ka kërkuar që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të jetë kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e këtij viti në Drenas.

Tashmë edhe zyrtarisht, Lladrovci është kandidat i PDK-së për të parin e Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat