Lista e plotë e kandidatëve të NISMA-s për kryetar të komunave

Aktuale

Lista e plotë e kandidatëve të NISMA-s për kryetar të komunave

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 17:37
Nisma Socialdemokrate

Sot në ora 16:00, ka përfunduar afati i partive për t’i dërguar në KQZ emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamble komunale.

Listat e Nismës Socialdemokrate i ka dorëzuar anëtari i kryesisë së këtij subjekti, ish ministri Endrit Shala.

Media, përmes burimeve të veta ka mësuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave nga radhët e Nismës.

Ish deputeti Zafir Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Komunën të cilën e udhëheqin Nisma, Malishevën, synojnë ta fitojnë me Ekrem Kastratin.

Albert Maxhuni është kandidat për kryetar të Vushtrrisë, Xhemajl Hasani kandidat për kryetar të Podujevës, Fazli Hoxha, kandidat për kryetar të Gjakovës, Albert Sermaxhaj kandidat për kryetar të Kamenicës.

Sipas këtyre burimeve, partia e Fatmir Limajt ka garuar në mbi 25 komuna për asamble komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat