​Caka-Nimani dhe Abbott flasin për funksionimin Kushtetueses

Aktuale

​Caka-Nimani dhe Abbott flasin për funksionimin Kushtetueses

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në komunikatën për media thuhet se në takim ndër të tjera u diskutua për punën dhe për funksionimin e Gjykatës pas largimit të dy gjyqtarëve kushtetues në qershor të këtij viti, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë funksionale të saj, si parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.

Kryetarja Caka – Nimani vuri theksin edhe në rëndësinë e rritjes së transparencës në punë, në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe komunikimin më të mirë të Gjykatës me publikun, me ç’rast edhe shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në këtë drejtim.

Ambasadori Abbott, pasi që i uroi suksese kryetares Caka - Nimani në përmbushjen e obligimeve në detyrën e saj të re, nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional të Gjykatës Kushtetuese dhe u zotua për vazhdimin e përkrahjes edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat