Lushtaku i ‘vetmuar’/ LDK-ja e përkrahë Bekim Jasharin

Aktuale

Lushtaku i ‘vetmuar’/ LDK-ja e përkrahë Bekim Jasharin

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:29
Bekim Jashari

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Skenderaj ka vendosur që në zgjedhjet e 17 tetorit të mos kandidoj askënd për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Dega në Skenderaj në dakordim me nivelin qendror kanë vendosur ta mbështesin kandidaturën e Bekim Jasharit.

Kryetari i degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahu, ka thënë se kanë kuadro të përgatitura, por kanë vendosur që ta përkrahin Bekim Jasharin.

“Nuk i kemi hyrë fare kësaj gare. Kemi  kuadro që do ta përfaqësonte denjësisht LDK-në po prioritet i kemi dhanë listës se asamblesë dhe do ta mbështesim Bekim Jasharin për Kryetar të Skenderajt. Ky është vendim i dakorduar me nivelin qendror të LDK-së”, ka thënë Fejzullahu.

Gjatë ditës së djeshme, kandidati i propozuar për kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, njoftoi se është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale nën arsyetimin se nuk dëshiron të jetë kandidat përballë anëtarit të Familjes Jashari – Bekim Jashari.

Në anën tjetër, kundërkandidatë të Bekim Jasharit janë Sami Lushtaku nga PDK dhe Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat