Kurti priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Aktuale

Kurti priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:40
Pamje nga takimi

Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19.

Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit.

Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat