Mbi 213 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

Aktuale

Mbi 213 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH bën të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213 mijë e 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat