Gjendja alarmante me Covid-19 në Kosovë – paralajmërohen edhe greva...

Aktuale

Gjendja alarmante me Covid-19 në Kosovë – paralajmërohen edhe greva...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:54
Blerim Syla

Mbi 5 mijë raste të reja me Coronavirus janë shënuar në Kosovë në pesë ditë e fundit.

Pavarësisht rritjes enorme të rasteve, Ministria e Shëndetësisë, të martën mbrëmë vendosi lejimin e mbajtjes së dasmave.

Kjo përderisa në anën tjetër, punëtorët shëndetësorë në Kosovë, pikërisht si rezultat i pandemisë ka gati dy vjet që nuk kanë marrë pushim.

Sikurse të mos mjatonte kjo, atyre, Qeveria Kurti madje ua ka ndalur edhe shtesat.

E kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla këtë situatë e lidhë me zgjedhjet lokale të cilat janë afër.

“Më shumë ka vota nëpër dasma e ahengje se në shëndetësi. Kjo Qeveri është populiste, më e dobëta në menaxhimin e pandemisë. Tmerri është se të gjitha shtetet e konusltojnë mjekët për masat, kurse Qeveria jonë konsulton këngëtarë e hotelierë”, u shpreh Syla.

Kryesindikalisti thotë se nuk do të rrinë duarkryq karshi kësaj situate.

“Në shtator do të mblidhet Këshilli i Federatës. Do të reagojmë. Reagimi nuk do të bëhet në dëm të pacientëve. Nëse Qeveria nuk fillon me i qit shtesat e me marrë në mbrojtje punëtorin shëndetësor, shtatori kam frikë se do të fillojë me greva e protesta”, deklaroi Syla.

14 mijë punëtorë shëndetësorë dhe staf mbështetës kanë qenë përfitues të shtesave për punën gjatë pandemisë me Covid-19.

Sipas Sylës, pagesa për ta, nuk do t`i kushtone kuletës së shtetit as 30 milionë eurove deri në fund të këtij viti.

Ndryshe, që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat