“Bojkoto Bregoviçin”/ Tifozëve Kuq e Zi u ndodhi e papritura...

Aktuale

“Bojkoto Bregoviçin”/ Tifozëve Kuq e Zi u ndodhi e papritura...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 18:16
Tifozat Kuq e Zi, Bregoviq

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë të Tifozave Kuq e Zi janë përballur ditën e sotme me shoqërime në komisariatet e vendit, duke u përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore.

Në postimin e tyre në Facebook, Tifozët Kuq e Zi shprehen se janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Postimi i plotë I Tifozave Kuq e Zi:

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

#bojkotoBregovicin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat