Agim Bahtiri: Me Kryeministrin Kurti do t'i kthejmë shqiptarët në pjesën veriore

Aktuale

Agim Bahtiri: Me Kryeministrin Kurti do t'i kthejmë shqiptarët në pjesën veriore

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 22:33
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat, Agim Bahtiri, është i ftuar sonte në emisionin Debat Plus.

Kryetari Bahtiri ka thënë se së bashku me kryeministrin Albin Kurti do të zhvilloj Mitrovicën jashtëzakonisht në mandatin tjetër.

Ai po ashtu ka thënë se ka munguar vullneti për kthimin e shqiptarëve në veri, sepse ka munguar vullneti i qeverive të kaluar, pasi që kanë qenë të varura nga Lista Serbe.

Bahtiri është zotuar se së bashku me Kryeministrin Kurti, do të punojnë fuqishëm për kthimin e shqiptarëve në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat