Syla: Paralajmëruam për këtë situatë me pandeminë, por u injoruam

Aktuale

Syla: Paralajmëruam për këtë situatë me pandeminë, por u injoruam

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se situata me pandeminë është e rëndë për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Ai tha se kanë paralajmëruar qysh moti institucionet për krijimin e një situate të tillë, por se thirrja e tyre u injorua.

“Më 24 prill, Federata ka kërkuar plan konkret nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë për vaksinim të popullatës për të mos ardhur deri këtu ku kemi ardhur. S’kemi pasë përgjigje, e kemi kontaktuar edhe ministrin e Shëndetësisë , por kanë shkuar huq të gjitha”.

“Ne i kemi përcjellë trendet, variantet e para të Deltës që janë paraqitur kanë qenë në Europë dhe e kemi ditur që mërgimtarët do të vijnë këtu derisa përgatitjet komplet joserioze dhe jemi këtu ku jemi, i kemi paralajmëruar, por s’jemi marrë seriozisht”.

Syla në një intervistë për Edicionin Special ka qenë kritik ndaj punës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Krejt çka ka bërë Vitia ka qenë ankesa që s’ka gjetur kontratë për vaksina, prandaj e kam kritikuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat