Vjen kundërpërgjigjja nga LDK: Përparim Rama i plotëson të gjitha kushtet ligjore për t`u certifikuar

Aktuale

Vjen kundërpërgjigjja nga LDK: Përparim Rama i plotëson të gjitha kushtet ligjore për t`u certifikuar

Nga: M.L. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:58
Përparim Rama

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në KQZ, Florian Dushi, ka thënë se kandidati për Prishtinën, Përparim Rama i plotëson të gjitha kushtet ligjore për t`u certifikuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dushi ka thënë se KQZ, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.

“Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim. Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre”, ka shkruar Dushi.

Ai ka theksoar se kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë.

“Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t'u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, përfundoi ai.

Ndryshe, së fundi është raportuar se Përparim Rama ka provuar të certifikohet si kandidat për Prishtinën me dokumentacion të UNMIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat