Ish-kryesuesi i KQZ-së: Përparim Rama nuk duhet të pengohet nga KQZ-ja

Aktuale

Ish-kryesuesi i KQZ-së: Përparim Rama nuk duhet të pengohet nga KQZ-ja

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:15
Përparim Rama

Dje gjatë ditës në media është raportuar se kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 17 tetorit me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vet Rama duke thënë se ka aplikuar me letërnjoftim të Kosovës, dhe se një gjë e tillë ka ndodhë për shkak të ndonjë gabimi teknik të KQZ-së.

E, lidhur me gjithë këtë çështje media ka folur ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë se edhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë kandidati Rama nuk duhet të pengohet.

Kjo, pasi që sipas tij, KQZ-ja ka marrë vendim që në proces të votimit mund të merret pjesë edhe me dokumente të tjera.

“Me vendimin që ka marrë herën e kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që mund të votohet, pra mund të merre pjesë çdo qytetarë në proces të votimit me dokumente të ndryshme, pra edhe me ato të skaduar madje, unë mendoj që analogjikisht me këtë nuk duhet ti bëhet asnjë pengesë kandidatit Rama që të garojë për kryetar të Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Baraliu.

I pyetur se a ka pasur raste të tilla në kohën që ky, ka qenë kryetar i KQZ-së, Baraliu, thotë se nuk i kujtohet.

“Nuk mund të them dhe nuk më kujtohet që ka pas. Mirëpo megjithatë ka qenë mjaft tolerant sa i përket pjesëmarrjes demokratike atëherë OSBE-ja e cila na ndihmonte që ti mbajmë proceset zgjedhore. Nuk më kujtohet që ka pas ndonjë problem, pro edhe po të kishte e drejta për të garuar për të marrë pjesë në një proces demokratik nuk do të duhej të kushtëzohet edhe me elemente teknike, sidomos nuk do të duhej të pengohej askush”, ka shtuar Baraliu.

Ndryshe, kandidati për kryetar Përparim Rama ka deklaruar se ky problem teknik që ka ndodhë do të rregullohet deri të premten (nesër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat