Takimi me Ramën e Zaevin, Rugova pyet Abdixhikun dhe Hazirin: Çka po mbahet e fshehtë, ku është interesi i LDK-së?

Aktuale

Takimi me Ramën e Zaevin, Rugova pyet Abdixhikun dhe Hazirin: Çka po mbahet e fshehtë, ku është interesi i LDK-së?

Nga: G.B Më: 20 gusht 2021 Në ora: 10:26
Naser Rugova

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarit Lutfi Haziri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e ka kuptuar pse është dashur ata të shkonin në Shkup për tu takuar me Zaevin, derisa ditë më parë ishin takuar edhe me Ramën në Tiranë, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se çfarë po mbahet  e fshehtë dhe cili është interesi i LDK-së e Kosovës në gjithë këtë?

Postimi i tij i plotë:

Nuk e kuptova pse Lumiri dhe Lutfiu duhej të shkonin në Shkup që ta takonin Zaevin, pasi që ditë më parë e kishin takuar Ramën në Tiranë. Çfarë kemi të reja e që po mbahet fshehtë? Po anëtarësohet LDK në internacionalen socialiste apo dikush po punon në krijimin e një koalicioni rajonal? Ku është interesi i LDK, por edhe i Kosovës në këtë punë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat